Elbasan, falsifikonte dokumente dhe kalonte njerëz drejt Greqisë, arrestohet 51 vjeçari

Shares

Një 51 vjeçar është vënë në pranga pasi falsifikonte dokumente.
Në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit të koduar “Koordinatorja”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Dokumenta identifikimi fotokopje të shtetasve të ndryshëm
Çertifikata,
Leje kalimi në gjuhën Greke,
Një leje Qarkullimi automjeti
Formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit
Rrugor
Automjeti i tij
Dokumenta të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë
Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Beqir Gjura, 51 vjeç banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi I vulave, I stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 I Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...