Sot, rreth orës 15:10, në lagjen Nr. 4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Jaguar”, në pronësi të Skerdi Bellos.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.
Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.
Skerdi Bello është një nga kandidatët për deputet të LSI-së, në Qarkun e Durrësit, për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai aktualisht është edhe punonjës i ALUIZNI-t, Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












