Mazhoranca hedh hapin e radhës për përgatitjet e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Sot në komisionet parlamentare, nis të shqyrtohet ndarja e re e mandateve të deputetëve për çdo qark dhe pritet të miratohet të enjten në seancë plenare.
Sipas hartës së re elektorale, Tiranës iu shtuan dy mandate dhe Durrësit 1, të cilat u hoqën 1 nga qarku Korçë, 1 në Berat dhe 1 Kukësit.
Ndarja e re elektorale përcaktohet nga lëvizjet demografike brenda territorit shqiptar si dhe rritja natyrale e popullsisë.
KQZ miratoi e miratoi ndarjen e re që në dhjetor, por që të jetë e vlefshme duhet të votohet në Kuvend.
Komisioni i ligjeve që do të vendosë sot edhe për hartën e re elektorale, në kushtet kur puna e komisionit të reformës zgjedhore u paralizua deri ën skadimin e mandatit të tij në 9 prill.
Qarqet ku ndryshon harta elektorale
Tirana – 33 (+2) mandate
Durrësi – 14 (+1) mandate
Kukësi – 4 (-1) mandate
Berati – 7 (-1) mandate
Korça – 11 (-1) mandate
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












