Dita e enjte është dita e mbledhjes së deputetëve në seancë plenare. Për të tretën të enjte radhas edhe sot deputetë janë mbledhur në dy vende të ndryshme.
Mazhoranca është mbledhur në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Në këtë seancë bie në sy, mungesa e ministrave, megjithëse në rendin e ditës për diskutim e miratim janë disa projektligje të qeverisë.
Ndërsa te çadra e protestës janë mbledhur deputetët e opozitës. Në këtë mbledhje ra në sy, se ndërsa kishte filluar “seanca” dhe fjalën ishte duke e mbajtur kryetari i grupit parlamentar ët PD-së, Edi Paloka, hyrja e ish-kryeministrit Sali Berisha është pritur me brohorima e ovacione.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












