Një 34-vjeçar i ka vënë vetes zjarrin me benzinë dhe ka humbur jetën i përfshirë nga flakët.
Burime zyrtare të Drejtorisë vendore të Policisë së Korçës konfirmuan se Olgert Miho i ka vënë zjarrin vetes në shtëpinë e vjehrrit, në rrugën “Petraq Shomo” në lagjen nr. 10 në Korçë.
Dy gra janë munduar të shuajnë flakët po nuk kanë mundur dhe janë plagosur për vete.
Nuk dihen ende shkaqet pse e ka ndërmarrë Miho këtë akt vetëvrasjeje kaq të rëndë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke hetuar për shkaqet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












