Grevistët e Zharrëzës kanë ardhur në Tiranë por një grup të rinjsh që u qëndrojnë afër nuk i lënë të takohen apo të bisedojnë me të tjerë.
Ata kanë rrethuar grevistët dhe është mjaft vështirë të kuptohet arsyeja e këtij izolimi.
Disa prej tyre sot në mesditë ishin mjaft agresivë kur shefi i opozitës u ofroi solidaritet me nismën e tyre.
Një prej përfaqësuesve të shoqërisë civile, avokati Altin Goxhaj ka vecuar në fotot e publikuara dy persona që sipas tij i përkasin “Organizatës politike”, marksistëve të rinj të Tiranës.
“Bravo organizatoreve te Greves se Zharezes qe po ja dalin tani ne mbremje ti perzejne diversantet e Lali Erit dhe PS te cilet kane gjithe diten qe perpiqen te sabotojne greven e tyre duke u munduar ta izolojne dhe ta lejne pa perkrahje sic bene edhe te Parku i Liqenit! Ja kush ishin ata qe organizonin sot thirrjet IK IK IK kur erdhi kryetari i Opozites dhe perkrahesit e tyre opozitar! Shikojini! Ushtaret marksiste te organizates sorosiste komuniste Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskes se Lali Erit! Largojini sa me shpejt se nuk jane aty per solidaritet por per ta izoluar greven duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj cdokujt qe nuk voton Rilindjen!!! Njesoj sic bene te Parku i Liqenit!”, shkruan Goxhaj.
Në fakt të gjithë e mbajnë mend Taninin që la grevën e liqenit në dorë të “armikut” dhe iu bashkua më pas stafit të Velisë, kundër vendimit të cilit ishte greva e liqenit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/