Gjykata e Vlorës
Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe dënoi me “burgim të përjetshëm” shtetasin Aleksandër Llanaj dhe me nga 35 vjet burgim Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, të akuzuar për vrasje të trefishtë në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës, në përfundim të gjykimit kërkoi shpalljen e tyre fajtor për “vrasje në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, në dëm të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ngjarje e ndodhur në datën 07. 04. 2015, në lagjen “1 Maji” të qytetit Vlorë, gjatë një konflikti me armë ndërmjet disa personave.
Fillimisht, të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Por më pas, gjykata e Vlorës zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”, pavarësisht provave të shumta në ngarkim të tyre.
Gjykata e Apelit në Vlorë
Gjykata e Apelit në Vlorë la ne fuqi dënimet për tre autorët e vrasjes së trefishtë më 7 prill të vitit të shkuar në një lokal në qytetin bregdetar.
Autori kryesor i ngjarjes Aleksandër Llanaj, u dënua me burgim të përjetshëm, por duke qenë se ka përfituar gjykim të shkurtuar, çka përfiton uljen me 1/3-tën e masës së dënimit, ai dënohet përfundimisht me 35 vite burg.
Nga procesi i shkurtuar përfituan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Bertil Alijaj dhe Ani Begaj, të cilët u dënuan me 35 vite burg, por që përfituar të njëjtën ulje të dënimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












