Zbardhet arsyeja e letrës së Ilir Metës, adresuar Presidentit të Republikës, për mbledhjen e KËshillit të Sigurisë Kombëtare, për mosarrestimin e Klemend Balilit.
Ka qenë një shqetësimi dhe urdhri ëpr mosarrestimin e Klemend balilit nga SHBA.
Pas këtij shqetësimi pas një takimi dhe këshille të bërë në SHBA ndaj kreut të LSI, ky i fundit adresoi kërkesën e tij ndaj Kreut ët Shtetit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sot, zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili gjatë një deklarate për mediat.
Sipas Vasilit, në Uashington, ku edhe ai vetë ishte prezent, është zhvilluar një takim i Ilir Metës me një prej drejtuesve të departamentit të Shtetit ku është diskutuar për situatën në Shqipëri. Në këtë takim, sipas zëvendëskryetarit të LSI-së, u shpreh shqetësimi për mos arrestimin e Klemend Balilit.
“Iu kërkua kreut të Kuvendit që të ndikonte në këtë çështje dhe me të mbërritur në Tiranë, Ilir Meta i bëri një letër Presidentit Bujar Nishani”, u shpreh mes të tjerash, Petrit Vasili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/