Pak caste pasi ambasadorja e Delegacionit të BE-së Romana Vlahutin publikoi një sqarim nga komsioni Europian në Bruksel në lidhje me vilën 1.6 milionë euro që është blerë në Tiranë një tjetrë dokument është zbuluar në lidhje me kontratën e qerasë së vilës.
Kontrata e qerasë është nëshkruar në filim të vitit 2015 mes biznesmenit Laert Duro dhe ambasadores Vlahutin për një pagesë prej 8 mijë euro në muaj.
Sipas kontratës kjo vlerë do të paguhej çdo muaj për shfrytëzimin e vilës, nëse delegacioni nuk do blinte vilen brenda vitit.
Detyrimi vjetor i qirasë llogaritet në 96 mijë euro, theskohej në kontratën që u bë publike sot nga kandidati për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj. Ai i tha Hashtag.al se kontrata është marrë nga një bilbilfryrës brenda zyrës së Komisionit në Tiranë.
‘Kjo kontratë tip është siguruar me USB nga burime të BE-së, nga zyrtarë korrektë që kanë interes në zbardhjen e kësaj afere”, u shpreh Goxhaj.
Cmimi i qerasë kapërcen atë tregut me gati 100%, ndërsa cmimi me të cilin u ble ndërtesa po ashtu është më shumë se dyfishi i vlerës së tregut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/



















