Britanikët të zhgënjyer, “riathsesohen” vetëm 16 të burgosur shqiptarë

Shares
Te burgosur shqiptare ne Angli

Një marrëveshje për të dërguar të burgosurit shqiptarë në Britani për ta kryer dënimin në vendin e tyre ka rezultuar në kthimin e vetëm 16 personave, anëtarë bandash e trafikantë droge.
Shqiptarët që vuajnë dënime më të gjata se katër vjet mund të kthehen për të vuajtur dënimin në Shqipëri, me qëllim kursimin e miliona sterlinave të taksapaguesve britanikë si dhe për lirimin e qelive.
Vitin e kaluar, kur u nënshkrua marrëveshja, Ministria britanike e Drejtësisë bëri të ditur se kursimi do të ishte 25 milionë sterlina gjatë dhjetë vjetëve.
Numri i vogël i kthimeve ka të bëjë me pengesat që shkaktohet nga sistemi i drejtësisë shqiptare, shkruan gazeta “The Times”.
Në 2013 – 2014, në burgjet britanike  ishin rreth 200 shqiptarë, prej të cilëve 100 plotësonin kushtet për rikthim të detyruar në vendin e tyre dhe për të cilët u nisën procedurat nga Ministria e Brendshme britanike. Shqiptarët zënë vendin e pestë midis të burgosurve të huaj në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.
Më 30 qershor të vitit të kaluar, në burgje ishin 512 shqiptarë, 1012 polakë, 745 irlandezë dhe 674 rumunë.
Keith Vaz, deputet dhe anëtar i komisionit të drejtësisë, thotë: “Numri i burgosurve shqiptarë të kthyer nën këtë marrëveshje është qesharak. Taksapaguesit nuk kanë pse të paguajnë në këtë mënyrë për të burgosurit e huaj”.
Muajin e kaluar, të burgosurit shqiptarë në burgun Guys Marsh në Dorset publikuan fotografi në sitin Jeta osh qef, ku shfaqeshin duke festuar në qeli. Pamjet e publikuara më pas në shtypin britanik ngjallën shumë irritim midis britanikëve, të cilët paguajnë për të dënuarit që vuajnë dënimin në burgjet e vendit të tyre.
Një zëdhënëse e ministrisë së drejtësisë tha se po punohet me qeverinë shqiptare për të rritur numrin e të burgosurve që do të transferohen në burgjet shqiptare.
angli, te burgosur shqiptare1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...