Pronari shqiptar masakron me thikë punëtorin italian, lajmëron vetë policinë

Shares

Një shqiptar ka vrarë me thikë një shtetas të huaj në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Genova dhe sipas mediave italiane shqiptari rreth 35-vjeçar ishte pronari i një furre buke dhe prodhimeve të brumit.
Mësohet se ai ka bërë sherr për çështje pune me të punësuarin e tij një 25-vjeçar.
Nga fjalët sherri ka degjeneruar dhe shqiptari ka rrëmbyer një thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks.
I riu është mbuluar në gjak. Kur ka parë ç’ka bërë shqiptari ka njoftuar vetë policinë.
Policia dhe ambulanca mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes por për të riun nuk kishte më asnjë shpresë, pasi goditjet e thikës ishin vdekjeprurëse.
Policia ka ndaluar shqiptarin dhe po heton për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...