Kapen 3 persona të armatosur në pikën e basteve

Shares

FNSH dhe Policia në Shkodër ka kryer operacione ditën e sotme për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri.
Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë baste sportive është kapur në flagrancë   me armë në brez shtetasi : Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” .
Gazmir Lala 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pike bastesh me thikë  me vete , i cili u arrestua  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta”.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Porcedimi filloi  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” .
Arma e zjarrit Pistoletë, thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...