DETAJE/ Zhdukja e taksistit, nxirret taksia nga kanali gjendet trupi i tij i pajetë

Shares

Foto Ilustruese

Taksia e gjetur e përmbysur në kanal, përgjatë aksit Kavajë – Rrogozhinë, është nxjerrë. Mësohet se brenda saj është gjetur edhe një trup pa jetë. Pas identifikimit, mësohet se trupi i pa jetë i përket taksistit Faik Fezgaj.
Ende nuk ka të dhëna të sakta për rrethanat e përfundimit të mjetit në kanal, ndërsa objekt hetimi është si ndonjë akt i mundshëm kriminal, ndërsa dyshohet se ka ndodhur një aksident, i cili ka nxjerrë nga rruga makinën “Taxi”me targa DR 443 A, e cila ka përfunduar në kanalin e thellë, prej 4 – 5 metrash. Thellësia e kanalit ka vonuar prej rreth një orë, nxjerrjen e mjetit.
Kanë qenë banorët e zonës, që kanë pikasur mjetin në kanal, duke lajmëruar policinë.
Makina e nxjerrë nga kanali i përket taksistit Faik Fezgaj, 53 vjeç nga Durrësi, i denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, që prej mbrëmjes së kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...