Batuta e Mbretëreshës së Anglisë pasi roja për pak sa nuk e qëlloi me armë

Shares

Mbretëresha Elisabetë mund ta kishte pësuar keq pasi një nga rojet e Pallatit Mbretëror për pak sa nuk e shkrepi armën kur pa se një hije ishte duke lëvizur në orën 3 të mëngjesit rreth Buckingham Palace. Por hija që po lëvizte ishte vetë Mbretëresha.
Sipas mediave britanike, roja e ka ndaluar personin që iu duk i dyshimtë, dhe u bë gati të shkrepte armën, kur ç’të shihte. Para syve kishte Mbretëreshën Elisabetë.
Mësohet se ajo kishte dalë për një shëtitje dhe për të marrë ajër të pastër rreth Pallatit Mbretëror pasi nuk po e zinte gjumi.
Ajo më pas i është kthyer me ironi rojës: “Herën tjetër do të të telefonoj më parë që të mos më qëllosh”.
Dje Mbretëresha ka marrë pjesë në një aktivitet mbretëror që kur u sëmur rëndë me të ftohtë që e detyroi atë që të mos merrte pjesë në aktivitetet gjatë festave te fundvitit. Përshtati Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...