Kryebajlozi i korrupsionit po mban peng integrimin me Surrelin

Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si kryebajlozin e korrupsionit.
Provë për këtë, tha ai, janë sarajet e Ramës në Surrel që tashmë sipas tij njihen në mbarë Europën.
Berisha e etiketoi Ramën si gjobëvënësin më të madh të shqiptarëve nga 1912.
Ish-Kryeministri tha se është pikërisht Surreli që po mban peng integrimin e vendit.
“Jetoj në 125 metra katrorë dhe asnjë mundësi tjetër nëse nuk do të merrja kredi. Ai jeton në 600 metër katrorë në një ndërtesë ku vetëm pigmenti i betonit i ka kushtuar 70 mijë euro, vetëm xhami stalit i mbuluar i shkon të paktën 200 mijë euro tavan, është kundër të gjithë goditjeve.A dini ju ndonjë Kryeministër tjetër, na e tregoni cili është ai që me urdhër të peshkut nga 2010 gdhihet varfanjak me 3 mijë euro sikur nuk kishte punuar 10 vjet kryetar Bashkie dhe na del tani me sarajet e Surrelit që janë bërë famoze në gjithë Europën.Po të ishte bërë me Kurbanin duhet të dilnin taksat.Nuk ka paguar asgjë në taksa, mos e implikoni.
Ka një tokë të blerë me 1 dollarë, e di ti historinë e asaj toke.E ka zoti Majko, e ka të deklaruar metrin katrorë 2 dollarë. Po të garantoj që në vitet ’90 jo në Surrel, por të paktën edhe 2 km vijë ajrore dhe më tutje tokë ndër 20 dollarë nuk është shitur. Si u shit një ditë ua thotë zotëria. Si të mos ketë korrupsion këtu.Ai është gjobëvënësi më i madh i shqiptarëve nga 1912, gjobëvënësi më i madh në rajon dhe Europë. Politikani i vetëm i stamposur për 20-30%.Këto janë arsyet pse janë të mbyllura dyert e integrimit për shqiptarët. Europa i do, por si e ka zgjidhur Edi Rama këtë.
E ka zgjidhur tu thotë shqiptarëve se Europa nuk ma kërkon mua luftën kundër korrupsionit si kusht. Europa Shqipërisë me aq sa kanë peshë 28 Ministrat e Jashtëm të Europës është shprehur në deklaratën e vetë në mënyrën më eksplicite se duke rikujtuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave, përfshirë ato të dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i 5 prioriteve kyce duhet të garantohet para hapjes së negociatave.
Këshilli i Ministrave deklaron se nuk janë garantuar zbatimi dhe po nuk u garantua zbatimi, deklaron se nuk ka hapje negociatash. Kryebajlozi i korrupsionit është kreu i ekzekutivit, kryehajduti i Surrelit, është Edi Rama. Është Surreli që po mban peng integrimin. Kjo qeveri është e marrë fund”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...