LUCIANO BOCI/“Vërra” e Ramës në arsim

LUCIANO BOCI/“Vërra” e Ramës në arsim

112
0
Shares

Kryeministri, më ahengxhi e qyfyrexhi i këtyre 104 viteve shtet, nga Vlora e fillimshtetit, u mundua të në gajasë me ca përsëritje përmendësh, të ca rrenave që i reciton në Facebook çdo fundjavë, për arsimin.

Iu rikthye dhe njëherë testit PISA.

Me atë rast, i futi dhe ca tallje për mësuesit, meqenëse këto të fundit, kanë ditë që me protestë, i kërkojnë shpërblimin e fundvitit, që u takon me kontratë dhe me ligj.

E quan meritë të vetën gjithçka dhe sajon historira me suksese.

Ndërsa të tjerëve u atashon të pabëra e të pandodhura, me zhargonin e tij tipik, duke folur me “vërra” e me “vrima”.

Po ja kthej një “selam” me të njëjtën gjuhë, se kështu ai e kupton më mirë, jo se më përshtatet më mirë si gjuhë. Aspak madje.

Se cila është “vërra” e Ramës në Arsim, ai e di boll mirë. Dhe që “vërrën”e tij, nuk mund ta mbulojë me vrimë, gjithashtu e di po kaq mirë. Por xhiron.

Rama e di mirë, që fruti i rezultatit të testit PISA të nxënësve të klasës së 9-të, është e reformës kurrikulare e ligjore, e vlerësimit të mësuesit e nxënësit, e investimeve në infrastrukturën arsimore, të nisur nga PD që para 2007-tës, kur këto nxënës nisën udhën e formimit të tyre në klasë të parë.

Nuk është e “vërrave” e vragave të Ramës në arsim. 15 vjeçarët, nuk u rritën për dy vite nga 7 vjeç në 15 dhe nuk kaluan për dy vite nga klasa e parë në të nëntë. Ato nuk janë ndikuar aspak nga “Reforma e vërrave” në arsim e Ramës. Dhe shyqyr që jo.

Po hajt më, se me matematikën “brilante” të tij, jo të Ministres, se ajo “ka mbaruar në matematikë”, çudira të tilla dhe ngjasin.

Mirë kjo, por kur lavdërohet kot më kot, është ç‘është!

Kemi lënë pas Turqinë thotë dhe Maqedoninë, për të na bindur për “madhështinë” e veprës së vet!?

Ju lutem mos e merrni seriozisht K/ministrin!

Edi nuk e di aspak mirë, se Maqedonia nuk ka qenë fare konkurrente në 2012 e kësisoj nuk mund të jetë referim krahasimi. Mirë i paaftë, por është dhe i painformuar.

Ndërsa Turqia ka rënë vetë, jo se e kaloi ky. Nga e 44-ta në 2012, ra në vendin e 52-të në 2015.

Rama e di mirë që “vërra” e tij më e madhe në arsim, është ajo financiare. Me 2.8% të PBB në arsim, ky i mbaruari nuk mbulon dot asnjë vrimë.

Pale, do e bëntë 5% Arsimin, si Shëndetësinë falas.

“Vërra” tjetër, është ajo infrastrukturore. Asnjë shkollë e re e ndërtuar në këto 3 vite. Ndërsa ato ministra të PD-së, të cilët ai i akuzoi dje, duke i vënë përballë “Vrimën në ujë”, kanë ndërtuar 349 objekte arsimore dhe rikonstruktuar 973 të tilla, kundrejt një duzine që ka ndrequr ky i “vërrave”.

Zero investime në laboratorë e TIK si dhe biblioteka në këtë qeverisje.

Këto “vërrat” e fundit, ja përplasi në fytyrë, madje dhe ai që zakonisht “ja ka zënë me qejf”, në këto vite Ramës, SOROS-i.

Për të mos folur më për linçimin, denigrimin e poshtërimin e figurës së mësuesit që nga edukator e dije përçues, Rama e shndërroi në një letraxhi të rëndomtë dhe një plotësues mitingjesh e showizmash pa fund.

Dje i shkundte si indulgjencë, atë shtesë page, që i takon disa herë më shumë, prej tre vitesh.

Ramës “i kanë plasur ujërat” që në 2013 në fakt, por që nga ajo kohë asgjë nuk ka arritur të lindë, pavarësisht pozicionit.

Prandaj një dështak si Ai, nuk mund të flasë me e për “vërra” e vrima.droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY