Foto Ilustruese
Një linjë e trafikut Shqipëri – Greqi –Turqi, është goditur nga policia greke, ndërsa janë sekuestruar 113 kg marijuanë.
Mësohet se në Aleksandroupoli të Greqisë, në një zonë bujqësore u gjetën të fshehura 113 kg drogë, e ndarë në 99 pako.
Mediat greke raportojnë se në pranga ra një grek 59-vjeç dhe një 34-vjeçare ruse. Sakaq, nga hetimet rezulton se droga është sjellë nga një grup kriminal nga Shqipëria në Greqi, ndërsa si destinacion kishte Turqinë. Po ashtu, në këtë aksion janë sekuestruar 1 makine dhe 4 celularë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












