Basha tek banorët e përmbytur në Vorë: Qeveria e ka mendjen tek palmat

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga permbytja në banesa dhe biznese në zonën e Vorës. Mungesa e investime në kanale kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate, theksuan fermerët ndërsa bënë të ditur se të gjithë mundin e tyre e mori përmbytja.​

Banor: Janë të gjitha të mbjellme, ja shihi tani dëmet. Ato farat e reja që i kishim vu i ka zhduk fare, i ka marrë. Ndërsa këto që janë fut në tokë, këto i ka mbyt në lluc.

Basha: Kanë dalë jashtë përdorimit?

Banor: Jashtë përdorimit, s’merren më ato. Ja shikoje vetë, nuk bëjnë më. Unë jam gati që të fus lekë e jo më të marr dëmshpërblim vetëm që të bëhet ky kanali kryesor sepse është e përhershme dhe shpëton një herë e mirë i gjithë fshati. S’ka më probleme pastaj.

Basha: Problemi është që qeveria nuk e ka pasur prioritet këtë punë, prioritet ka patur fasadat. Në qoftë se në tre vjet e ke mendjen tek fasadat nuk je në gjendje të ndihmosh njerëzit kur vjen kjo ditë. Kaq e thjeshtë është. Pastaj të ngelet të bësh shfaqjet në televizor. Unë kam ardhur edhe t’ju shoh edhe t’ju them meqë këtu në këtë bashki i zgjedhuri është i PD-së, bashkia do të bëjë gjithçka brenda mundësive për t’ju ardhur në ndihmë. Edhe për ti bërë thirrje qeverisë këtu nga terreni që ti lënë llafet, të lënë propagandën të vijnë në ndihmë të njerëzve dhe të bizneseve që janë përmbyt e që jeni me duart lartë e më sytë nga qielli. Ka me dhjetëra me qindra familje që janë përmbyt.

Banor: Ne nuk kemi nga të shkojmë. Jam vetë i shtati e s’kam ku të firmos më. Jam pa punë pa gja.

Basha: E keni parë ndonjëherë autostradën më u bë ashtu si lumë?!

Banor: Asnjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...