Kandidati për President të SHBA-së, Donald Trump në një intervistë për revistën “Nedeljnik” u ka kërkuar falje serbëve për bombardimet e vitit 1999. Miliarderi amerikan, ka thënë se ai do të zotohet në forcimin e marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Beogradit. Trump,gjithashtu, ka thënë se ai do të krijojë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë e Putinit, por u zotua se do të luftojë kundër ISIS-it.
“Bombardimi i serbëve, të cilët kanë qenë aleatët tanë në dy luftra botërore, ka qenë gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq administrata e Clintonit u ka shkaktuar shumë të këqija, por edhe tërë Ballkanit, në të cilin kanë shkaktuar kaos”, ka deklaruar Trump.Trump shtoi se nëse bëhet president “do të forcojë lidhjen tonë me qeverinë në Beograd”.Ai u bëri thirrje votuesve me origjinë serbe në Amerikë që të votojnë për të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












