Nishani dekreton datën e zgjedhjeve në Kolonjë

Shares

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve përKryetar Bashkie në qytetin e Kolonjës, qarku Korçë.

Ky dekret u bë i ditur në faqen e tij zyrtare, ku Nishani ka caktuar datën 20 Nëntor 2016 për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Që prej datës 25 Shtator, kjo Bashkia e Kolonjës ka mbetur pa kreun e saj, pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit Arben Malo.

Ky i fundit ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europiane për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku dhe u shpall fitues. 46 – vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në banesën e tij, për shkak të një ataku kardiak.

dekreti ok

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...