Dy bashkëpunëtorë të Emiljano Shullazit u arrestuan mesditën e sotme, 13 tetor 2016 me vendim gjykate. Ndaj Endrit Qyqja dhe Endrit Zela mekërkesëtë Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” si të dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në kuadër të grupit të strukturuar criminal.
Një nga personat që u arrestua në dalje të paraburgimit tek Jordan Misja është nipi i Emiljano Shullazit. Endrit Zela bëjnë me dijë burime nga policia ka lidhje gjaku me Shullazin dhe është përfshirë në aktivitete kriminale për shkak të lidhjeve të afërta me të.
Ata akuzohen si pjesë e bandës së Shullazit që për llogari të tij kanë kanosur një biznesmen për dhënie parash. Mësohet se gjoba e vendosur ndaj biznesmenit ka qenë 1 milionë euro.
Endrit Zela
Endri Qyqa
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















