FJALA E PLOTË/ Ben Blushi: Largohem nga partia që nuk mbrojti Arditin, por vrasësin e tij

Shares

Deputeti Ben Blushi, që pak kohë më parë njoftoi largimin e tij nga Partia Socialiste dhe themelimin e partisë së re “Lista”, ka sqaruar sot në Kuvend gjithë përse­të e këtij divorci, nga ajo parti që sipas tij është bërë konvikti i kriminelëve, trafikantëve dhe përdhunuesve

FJALA E PLOTE E BLUSHIT

“Ne kemi vendosur të largohemi nga një grup që nuk pranon të ketë zgjedhje, nuk bashkëjetojmë dot në një parti që nuk do zgjedhje. Në fillim të këtij viti Rilindja vendosi që në PS të mos kishte zgjedhje, dhe ishte akt pushtimi i një partie të lirë me të cilin nuk ishim e jemi dakord, se në themelet e demokracisë është liria dhe zgjedhja e lirë, besoj se është dita sot për të kujtuar që Rilindja vendosi të zgjedhë me referendum atë që do e drejtonte sikur të ishte çështje dhe jo njeri, e bëri një grup që sot u thotë shqiptarëve, se nuk kanë të drejtë të bëjnë referendum të një ligji që parashikon importin e mbetjeve.

Unë dhe Hafizi nuk jemi as të parët e as të fundit që hynë në një parti demokratike dhe dolën me vullnet të lirë nga një ndërmarrje private që ka vendosur që vec pasurisë së ortakëve të vet mos respektojë asnjë normë tjetër. PS, nuk është as e para dhe e fundit aset publik që u privatizua pas 20 vjetësh, kjo ishte arsye për të ikur me vrap, partitë duhet të jenë publike, por nuk është vetëm kaq pak. Besojmë se Rilindja nuk ka mbrojtur interesin publik, por ka thelluar mbështetjen e të pasurve kundër të varfërve, të fortëve e të paligjshmëve.

Duke nxitur kështu pabarazinë dhe polarizimin social, që shkakton korrupsion, kronikë, për shkak të qeverisjeve klienteliste. A ka rast më tipik se ajo që ndodhi, kur një fëmijë që punonte në Sharrë për bukën e gojës, për të cilin Rilindja nuk tha asnjë fjalë, as ngushëllim, ai humbi jetën në një territor publik që administrohet nga kompani private me lejen e shtetit. Ne po ikim nga partia, që për fat të keq nuk mbrojti Arditin, por vrasësit e tij, mbron nevojën që ajo industri e zezë që e çoi në vdekje të ketë më shumë fitim, ne nuk pranonin të ishim me pronarët, nuk vazhdonim dot rrugën me ju.

Ne besojmë se Rilindja ushqeu banalitetin dhe vulgaritetin e parlamentit duke sjellë me koshiencë këtu dhe në administratë njerëz që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, spekuluar duke e kthyer banditizmin dhe dhunën në normë shoqërore, që krijoi imazhin e një xhungle ku fiton i forti dhe ai që shkel ligjin. Rilindja e ktheu vendin ferr për të varfrit, burg për të mjerët, parajsë për spekuluesit, parlamentin e ktheu në një konvikt luksi për të gjithë ata që i kërkon drejtësia ndërkombëtare dhe për shumë prej atyre që më kot përpiqet ti kapë drejtësia shqiptare, nuk ka arsye për të qenë në një parti me banditë, përdhunues, trafikantë, injorantë. Largohemi si njerëz të lirë se Rilindja i tradhtoi të varfërit, duke marrë masa që cenojnë jetën, nuk bëri reforma por eksperiment njerëzor që duhet të testonte poshtërimin e shqiptarëve në emër të delirit të pushtetit. Rilindja beson se një vend normal duhet të ketë pak të pasur dhe shumë të varfër, ne mendojmë që një vend normal të ketë sa më pak të varfër”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...