Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Kuvendi ka folur mbi vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, vdekje të cilën e cilësoi si një vrasje shtetërore. Berisha tha se Rama nuk e ka shqiptuar asnjëherë emrin e Arditit, një i ri që punonte për të blerë librat e shkollës dhe për të mbajtur familjen, ndërsa asnjë ministër nuk shprehu dhimbje për të.
Ish-Kryeministri tha gjithashtu se Rama pengoi hetimin gazetaresk duke censuruar investigimin që ishte bërë mbi vdekjen e adoleshentit. Aii bëri thirrje prokurorisë që të hetojë këtë censurë duke shtuar në dosjen e saj këtë akt të shëmtuar criminal
“Sot, dodoja të hapja fjalën me atë që është akti më i shëmtuar dhe më i paprecedentë në këto 24 vite:Kasaphana e fjalës së lirë, – tha Berisha. -Për herë të parë në 24 vite, një emision investigativ për njëçështje jashtëzakonisht të rëndësishme, që verifikohet si vrasje e mirëfilltë shtetërore,nuk e them me dashje, se ka dy lloje, vrasje me dashje dhe pa dashje, por Ardit Gjoklea ishte vrasje shtetërore.
Një 17-vjeçar që përballet me aspektet më të vështira të jetës në këtë vend. Pasi dështuan që ta varrosin me plehra, bënë gjithçka që ta vrasin për së dyti: të bllokojnë emisionin e tij. Kjo është vepër e mirëfilltë e Edi kristaq Ramës, se këtë akt nuk e bën kush veç atij që ka fuqinë e ekzekutivit. Kjo është dëshmi e qartë sesi paratë e krimit po sundojnë çdo ditë!Por, e para është fjala, në libra të shenjtë dhe libra të tjerë!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












