Shqiptari e përplas me makinë dhe rreh policin italian

Shares

Një shqiptar ka përplasur me makinë një polic italian, teksa përpiqej t’ia mbathte, pasi automjetin që ai drejtonte e kishte vjedhur.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga një efektiv në Tolentino. Makina rezultoi se ishte vjedhur më 8 tetor.

Teksa efektivi i kërkoi dokumentet, shqiptari 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka goditur me makinë. Më pas, i riu ka zbritur nga automjeti dhe e ka sulmuar policin.

Më pas, ka ndërhyrë një koleg i efektivit të sulmuar duke neutralizuar 28-vjeçarin. Në banesën e shqiptarit u gjetën maska dhe objekte ari, që dyshohet se janë të vjedhura.

Ndaj tij është vendosur masa e arrestit shtëpiak. Për agjentin e dëmtuar, mjekët kanë përcaktuar një prognozë shërimi prej 35 ditësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...