Noizy kontroll total tek Enca, reperi merr në dorë edhe jetën private të këngëtares

Shares

Pas sherrit me Cozman, Noizy ndërmori një ‘aksion’ duke fshirë çdo person që e ndiqte në rrjetin social Instagram.

E pasi numrin e çoi në zero për vete, duket se Rigelsi nuk po ngopet dhe në mënyrë të njejtë po vepron edhe me llogaritë e të tjerëve. Noizy sonte ka larguar nga lista një numër të madh të personave që ndiqte Enca në profilin e saj. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja e hitit ‘Bow down’ ku mes tjerash ka treguar në Snapchat se ‘fajtori’ është Noizy.‘Më akuzoni mua për të gjithën’ – dëgjohet duke thënë Noizy në videon e postuar nga Enca. Aktualisht, mbretëresha e Instagramit me mbi një milion ndjekës, ka vetëm 98 ndjekes.

noizzy encaa

Pjesëtarja e OTR, duket se është ndëshkuar nga vetë Noizy i cili tashmë nuk i tregon më 20-vjeçares vetëm se çfarë duhet të bëjë në skenë por edhe si të veprojë me jetën private. Nuk dihet se përse Noizy e ka bërë këtë gjë por ajo që mund të thuhet tashmë është fakti se 30-vjeçari po bën “ligjin” në jetën e saj.

Noizy merr ‘frerët’ në dorë: Ja në çka po i ndërhyn Encës

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...