Besimtarët bektashinj festojnë nesër Ditën Botërore të Hashures, një datë në të cilën përkujtohen të rënët në Qerbela. Me këtë rast, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ne mesazhin e tij fton besimtarët në festën e madhe si dhe apelon për më shumë paqe e dashuri. Po ashtu Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve ka publikuar në faqebn e saj zyrtare edhe njoftimin për zhvillim e kësaj feste të rëndësishme për bektashinjt.
“Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane bën me dije
besimtarët bektashianë në mbarë botën, se ditën e martë, datë 11 tetor 2016, pas orës 14.00, ceremoniali i ditëve të Matemit quhet i përfunduar, duke i lënë vendin veprimtarive të tjera fetare.
Më datë 12 tetor 2016, të mërkurën, ora 10.00 fillon ceremonia festive në ambientet e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane”, në njoftimin e pulbikuar nga Kryegjyshata Botërore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













