Memaliaj, arrestohet 17-vjeçari me Land Rover, kallashnikov dhe pa patentë

Shares

Një 17-vjeçar u arrestua nga Policia e Gjirokastrës pasi jo vetëm që drejtonte automjetin pa pasur patentë për efekt se nuk ka mbushur moshën, por edhe qarkullonte me një armë zjarri kallashnikov.

Burime zyrtare nga policia thanë se u vu në pranga personi me inicialet A.L me banim në Roskovec. Ai u ndalua nga efektivët pas informacioneve të marra në rrugë operative si i riu lëvizte me armë zjarri në makinë. 17-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur “Sektori i 3”, segment rrugor pranë fshatit Luftinjë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Land Rover”, me targë AA 396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krehër, në të cilin ndodheshin 29 fishek.

I riu akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...