Mediat më të mëdha sportive në botë kanë komentuar përballjen mes Shqipërisë dhe Spanjë në “Loro Boriçi” si një nga lajmet e ditës.
Gazzetta dello Sport: “Spanjë krah për krah me ne” Muri i De Biazit zgjat 55 minuta.
Shqipëria reziston, por një gabimi i Berishës i dha mundësinë sulmuesit e Çelsit të shënonte.
Corriere della Sport: “Spanja në krye” “La Roja” shpërthen në pjesën e dytë.
Fitore e lehtë për Spanjën në Shqipëri, duke u ngjitur në krye të grupit.
L’Equipe: “Spanja e qetë” Pas barazimit me Italinë, Spanja fiton qetë në Shqipëri.
Mirror: “Golat e Nolit dhe Kosta në pjesën e dytë i mjaftojnë Lopetegui
Gjetën golin për të marrë tri pikë dhe për t’u ngjitur në krye.
BBC: “Kosta dhe Nolit i japin fitoren Spanjës” Diego Kosta dhe Nolito mposhtin Shqipërinë.
ESPN: Spanja fiton ritmin e tikitaka “La Furia Roja” merr kryesimin e Grupit G pasi mposhtën Shqipërinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












