FOTOT/ Henri Çili prezanton të dashurën e re

Shares

Herën e fundit që dëgjuam diçka mbi jetën private të administratorit të UET, Henri Çili ishte gjatë një interviste që ai dhe partnerja e tij Pranvera Skana dhanë në shtëpinë e Henri Çilit për revistën “Living”. Më pas, rreth marsit të 2016-ës u mësua se Skana ishte emëruar në ambasadën tonë në Londër. Por edhe ky lajm u përcoll me sulme ndaj Çilit që sipas disa gazetave “kishte ndërhyrë për gruan”. Rreth 6 muaj pas largimit të partneres së tij në Londër, Çili shfaqët në dasmën e princit Leka me Elian, i shoqëruar nga një brune bukuroshe në fund të 20-ave.

1

Çili gjatë gjithë këtyre viteve e ka ruajtur me fanatizëm jetën e tij private, ndaj fakti që ai zgjodhi të shoqërohej nga nje vajzë tjetër në darkën e një dasme ku janë me dhjetëra fotografë, mund të jetë edhe një lloj sqarimi se historia e tij e vetme publike me Pranvera Skanën është mbyllur.

pran-cili

Por, mësohet se edhe partnerja e tij e re gjithashtu quhet Pranvera dhe punon si pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, i themeluar nga Çili. Thuhet se ai dhe vajza në fjalë janë njohur pikërisht në ambjentet e universitetit dhe se Henri Çili është shumë i dashuruar pas saj./anabel.al

2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...