Vëmendja ndaj dasmës mbretërore gjatë kësaj të shtune nuk ka qenë vetëm kombëtare, por ka marrë përmasa edhe nga mediat ndërkombëtare. Në jë oborr mbretëror ku për herë të parë mblidheshin më shumë se 20 familje mbretërore, rreth 100 aristokratë dhe me dhjetëra të ftuar të tjerë, pa dyshim që do tërhiqte pranë vetes me dhjetëra media të akredituara për të pasqyruar eventin në kohë reale.
Disa nga mediat më prestigjioze në botë si britanikja Daily Mail apo spanjollja Hola i kanë kushtuar një artikull special dasmës mbretërore të organizuar këtë të shtunë.
Duke përshtruar një historik të shkurtër të ҫiftit, Daily Mail shkruan se Shqipëria ka organizuar dasmën e dytë mbretërore, pas Ahmet Zogut të parë dhe Mbretëreshës Geraldinë: “Princ Leka II i tha PO të dashurës Elia Zaharia, me të cilën u fejua në vitin 2010 në Paris, por vetëm pak kohë më parë filluan organizmet e një ceremonie kaq madhështore”, shkruhet në artikull. Po ashtu, Daily bën një përshkrim të të ftuarve mbretërorë në dasmë, rreth 20 familje mbretërore, dhe mbi 100 aristokratë nga e gjithë bota, mes tyre edhe princ Micheal i Kent, kushëriri i parë i Mbretëreshës, Elizabet.
Edhe prestigjiozaja Hola në Spanjë i ka kushtuar një artikull special dasmës mbretërore shqiptare.
Një aktore që la sheshin e xhirimit për fronin mbretëror, shkruan Hola për Elian, duke e përshkruar si një aktore që u zgjua nga ëndrra pasi njohu dhe më pas zyrtarizoi marrëdhënien me Princin Leka. Duke vijuar më tej me profilin e personazheve, spanjollja shkruan se Elia do të dukej mahnitëse me fustanin e bardhë (artikulli është shkruar të premten, më 7 tetor): “Nesër, Republika e Shqipërisë do të ketë një dasmë mbretërore. E gjithë bota do të jetë duke parë martesën mbretërore. Nusja, me siguri do të shkëlqejë me fustanin e bardhë, madje do të vishet me shkëlqimin e një ylli kinemaje dhe me atë të mbretëreshave” – shkruhet në artikull ku nuk lihet jashtë vëmendjes edhe stilistja e zgjedhur për fustanin mbretëror, Blerina Kllokoqi-Rugova (zgjedhje e qëllimshme për të bashkuar shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës), si dhe kurora e mbretëreshës Geraldinë.
Edhe të tjera media e kanë krahasuar me një fustan përralle atë që ka zgjedhur Elia për dasmën e saj, duke u ndalur në copën, gurët dhe aksesorët me domethënie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
























