Noka: Si një vrasës gjakftohtë, u shfaq sot Sajmir Tahiri para shqiptareve

Shares

Një vrsasës gjaktftohtë, këshu e kia cilësuar ish Ministri i Brendëshm, Flamur Noka, daljen e ministrit Saimir Tahiri para kamerave gjatë ditës së sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Noka thekson se u pa qartë se tahiri ishte shumë I mërzitur sot para kamerave, pasi miqtë e tij kanë humbur disa miljonë euro nga mbjellja e kanabisit të asgjesuar: “Si nje vrases gjakftohte qe ben si i penduar per te perfituar nga falja, u shfaq sot Sajmir Tahiri para shqiptareve. Por vrasesi gjakftohte ne rastin me te pare do kthehet prape tek vrasja e ashtu dhe Tahiri sa te filloje sezoni i mbjelljes do te kthehet prap tek arat e kanabisit, sepse kete ka bere per tre vjet me radhe duke e 5-fishuar siperfaqen e me kanabis, nga nje vit me pare”, është shprehur Noka.

Sipas Nokës Tahiri nuk quan trafikante asnjë nga kokat e krimit dhe trafikut në Shqiperi, kjo është gjëja më e sinqerte që ka thënë në 3 vjet ministër. Noka tha se Tahiri i mbron dhe nuk i arreston sic bëri me Balilajt, Frrokajt. “Tahiri tha se i kuptoka qytetaret qe ngasja për të luftuar papunësinë, i con te puna e paligjshme, I con tek mbjellja e droges ,por nuk tha se ai dhe Edi Rama e rriten papunesine dhe varferine pikerisht per ti detyruar ata te punojne si skellever ne parcelat e Habilajve, Balilajve e trafikanteve te tjere qe me lejen e tyre kultivojne kanabis. Qe Tahiri nuk quan trafikante asnje nga kokat e krimit dhe trafikut ne Shqiperi, kjo eshte gjeja me e sinqerte qe ka thene ne 3 vjet minister. Madje jo vetem qe nuk i quan te tille por edhe kur situata i del jasht kontrollit e prokuroria a vendet partnere i quajne te tille, Tahiri i brendshem u jep mbrojtje, nuk i arreston dhe i ndihmon te arratisen, sic beri me Balilajt, Frrokajt e shume te tjere”, tha Noka

“Sot Tahiri nuk tha asnje fjale per personin pergjegjes per 23 ton kanabis te sekuestruara nga prokuroria ne Vlore”, vazhdoi më tej deputeti i PD Noka. “ Nuk tha asnje fjale per policet qe me urdher te tij u japin mbrojtje dhe ruajne arat me kanabis. Nuk ka tha asnje fjale per kercenimin qe trafikantet i bene nje prokurori ne prani te policise. Sot me zerin qe i dridhej e gjuhen e trashur nga humbjet e fundit te miqve te tij trafikante, u tha qytetareve mos mbillni kanabis edhe pse ata jane thejsht punonjes- skllever ne arat e miqve te tij. E vetmja gje me kuptim qe duhej te bente sot Tahiri ishte dorheqja, si njeriu qe i jep mbrojtje krimit dhe trafikanteve dhe qe pa te do te ishte i pamundur kanabizimin e Shqiperise”, deklaroi Flamur Noka. /Droni.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...