Arinjtë e Shqipërisë fitojnë “azil” në Gjermani

Shares

Keqtrajtimi i arinjve në Shqipëri kishte marrë jehonë të madhe. Por, gjendja e tyre filloi të përmirësohej. Disa u vendosën në Kosovë, e disa në Gjermani, shkruan ‘schwarzwaelder-bote.de’.

Dy prej arinjve janë vendosur në “Barenpark Schwarzwald”. Bashkëpunimi në mes organizatave ka qenë në mënyrë shembullore, kanë thënë zyrtarët e parkut. Arinjtë dukeshin të lodhur, por të çliruar që po vijnë në një vend të sigurt, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i ardhjes së tyre ka qenë që t’i gjejnë një vendstrehim të sigurt, pasi ishin keqtrajtuar në Shqipëri.

Ata ishin shfrytëzuar në mënyra të ndryshme, nga pronarë jo të ndërgjegjshëm. Tashmë ligjet në Shqipëri janë më të ashpra dhe ata që i keqpërdorin do të dënohen.

Ata janë vendosur në parkun në Gjermani dhe pritet të kenë tretman më të mirë, krahasuar me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...