Zbardhet shkaku i masakrës në Shkodër, 2 të vrarë e 4 të plagosur gjatë lojës së pokerit

Shares

Autori i vrasjes, Miklovan Parubi

Detaje të reja nga masakra e ndodhur këtë mbrëmje, rreth orës 22:40 në Dajc të Shkodrës. Një person, që dyshohet se është me crregullime të shëndetit mendor, ka qëlluar me armë gjashtë persona të cilët ndodheshin në një lokal, dy prej të cilëve kanë humbur jetën ndërsa 4 mbetën të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janëArjet Saiti, 42vjeç dhe GacalinKopshti, 30vjeç. Të plagosurit janë Aleks Prendi 42vjeç, Vinçens Kopshti 22vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjec.

Autor i kësaj masakre eshteMiklovan Parubi(mbiemri i dytëFilipi), 33 vjec, icili pas ngjarjes së rëndë është larguar. Sipas burimeve krimi irëndë ka ndodhur gjatënjë lojepokeri në lokalin e fshatit, qëndodhet tek kryqëzimi i Dajcit.

Autori -thanë burimet -ka qenë duke ndenjur me personat që luanin poker.Në një moment, ai është larguar, është kthyer iarmatosur dhe ka qëlluar ndaj tyre duke shënuar tragjedinë me dy viktima dhe 4 të plagosur. Autori 33 vjecar njihet ne zone si personme probleme mendore dhe siperdorues i lendeve narkotike me sjellje te pakontrolluara.

Ngjarja dyshohet të mos ketë asnjë motiv të vjetër apo konflikt mes palëve, dhe lidhet me një veprim të pakontrolluar të personit mecrregullimemendore.

Ngjarja e rëndë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Policisë, ku të gjithë drejtuesit e forcave blu në këtë qarkkanë vlerësuar situatën duke u vunë në ndjekje të autorit.Sherbimet e Komisariatit dhe Drejtorise se Policise se Shkodres se bashku me Forcat e Nderhyrjes se Shpejtejanë angazhuarnë aksionin përkapjene tij.

Një ngjarje e ngjashme e ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës imori jetën efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra, icili u qëllua me armë nga një isëmurë mendor, gjatë aksionit për ta arrestuar atë në banesën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...