Vdes një 23 vjeçar në Vlorë, teksa kryente punime, rrëzohet nga muri

Shares

Një i ri ka ndërruar jetë në Vlorë. Bëhet fjalë për 23 vjecarin me inicialet SH.B.

“Rreth orës 12:30, në spitalin rajonal ka mbërritur i pajetë shtetasi Sh.B., 23 vjeç, banues në fshatin Grabian, Vlorë. Pas hetimeve paraprake të Policisë ka rezultuar se ky shtetas (punonjës i OSHEE-së) ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian. Dyshohet se shtetasi Sh.B., ka rënë nga një murë në punime e sipër me kabllot elektrike dhe për shkak të dëmtimeve të rënda është shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore por ka mbërritur i pajetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...