Policia thirrje për ndihmë; gjen një fëmijë 5 vjeç të humbur në...

Policia thirrje për ndihmë; gjen një fëmijë 5 vjeç të humbur në Durrës

93
0
Shares

Efektivat e Policisë Plazh në Durrës, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur”Rrota e Kuqe” , në rrugë kanë gjetur një fëmijë të mitur rreth 5 vjeç, të seksit mashkull.

Policia sqaron se“fëmija është rreth 1 metër i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza. Ka të veshura një bluzë ngjyrë të bardhë me viza gri, pantallona sportive ngjyrë blu me vizë të bardhë anash dhe atlete të bardha.

Mendohet se fëmija quhet”Rogert”, por nuk shprehet qartë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e familjarëve të fëmijës.

Çdokush që ka një informacion të vlefshëm për rastin është i lutur të telefonojë më numrin 0694110217.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY