Policia e Shkodrës i ka kërkuar ndihmë qytetarëve, për ta arrestuar 33-vjeçarin Miklovan Parubi, i cili është autor i dyshuar i vrasjes së dy personave si dhe plagosjen e 4 të tjerëve, në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit.
Në një njoftim zyrtar theksohet se ai që jep informacion, ku fshihet i riu, ka një shpërblim prej 500.000 lekë, duke siguruar anonimatin.
“
Për çdo të dhënë mund të kontaktoni në çdo kohë në numrat e telefonit 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060, por dhe në numrin 129”, theksohet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë kërkimet për Miklovan Parubin janë në vazhdim. Në terren kanë zbarkuar edhe RENEA si dhe FNSH. Kërkimet janë shtrirë në zonën e nën-Shkodrës. Miklovan Parubi njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












