Kërcënimi nga Shullazi, Dhori Kule: Këto pyetje më shqetësojnë edhe sot

Shares

Dhori Kule flet për herë të parë lidhur me ngjarjen e 14 dhe 15 prillit të këtij viti ku ai si rektor i universiteteit te Tiranës në atë kohë dhe kandidati për rektor Mynyr Koni u kërcënuan për tu largua nga gara për zgjedhjen e rektorit të ri.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetati Roland Qafoku, Kule e cilësoi çështjen të mbyllur, sepse pati mbështetjen e institucioneve për sigurinë e garës dhe kjo solli edhe rikthimin e profesor Konit në garë. Por dhjetëra pyetjeve të bëra gjatë emisionit lidhur me këtë ngjarje Kule iu përgjigj duke bërë vetë dy pyetje, që sipas tij edhe pse kanë kaluar 6 muaj nuk ua di përgjigjet. “A ka patur porositës nga univeristeti kërcënuesi i tij dhe i profesor Konit dhe nëse brenda strukturave akademike ka patur interes që të realizohej ky kërcënim?”­ pyeti Kule. Ai shtoi se këto dy pyetje vazhdojnë ta shqetësojnë ende edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë dekani aktual i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës tregoi se çështja penale ende vazhdon të jetë në hetim nga ana e prokurorisë dhe se ai ka deponuar përpara grupit hetimor të gjithë ngjarjen në të cilën ai u kërcënua.

“Besoj se finalja e këtij hetimi do të zgjidhë gjithçka dhe se kjo tashmë është një ngjarje e tejkaluar. Lidhur me raportet e politikës në këtë ngjarje apo përfshirjen e politikanev në këtë histori Kule tha: Politikës do t’i bëjë mirë të ketë pedagogë pjesë të saj por vetë pedagogët nuk duhet të sjellin politikën në universitete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...