Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku kërkon lirinë, vrau studenten dhe nënën e saj!

Shares

Pasi ju refuzua kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, Marjan Rroku i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të kërkuar lirinë. Ish-agjenti i Shërbimit Informativ Shtetëtor Marjan Rroku 15 vjet më parë vrau me armën e shërbimit stdenten 20-vjeçare Alda Canaj dhe mamanë e saj Mbarimen.

Kërkesa e Marjan Rrokut është depozituar në dhomën penale më 23 shtator 2016 dhe burime për Report Tv bënë me dije se Rroku kërkon shpalljen e palvfshme të ekzekutimit të vendimit që në vitin 2002 e ka dënuar atë me burg përjetë.

Të njëjtat burime sqaruan se në pretendimet e tij Rroku kërkon të shpallë të pavlefshëm dënimin pasi në të ndodhet firma e vetëm njërit prej tre anëtarëve të trupit gjykues.

Në 2001 Rroku vra Alda Canin e nënën e saj dhe pas krimit u arratis në Amerikë nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri ku vuan dënimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...