DETAJE/ Thikë fqinjit në bark pas sherrit për gardhin

Shares

Një konflikt pronësie shkaktoi vdekjen e 57-vjeçarit në Vlorë mbrëmjen e djeshme në fshatin Ploç

Nga hetimet e para rezulton se mes autorit të identifikuar si Mystehak Selimaj, 54 vjeç, dhe viktimës Ilia Kadare, 57 vjeç, ka ndodhur një konflikt, i cili kishte si motiv problemet për një ndarje gardhesh mes familjeve.Policia duke sqaruar rrethanat e ngjarjes bën me dije se mbrëmjen e djeshme, dy fqinjët janë përplasur sërish, duke u ballafaquar fillimisht me fjalë e më pas fizikisht. Njëri prej tyre, më i riu, ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka qëlluar disa herë në bark fqinjin e tij, Kadare.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas Policisë, ai ndërroi jetë pas disa minutash në spitalin e Vlorës.Policia, e njoftuar për krimin, shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku konstatoi se mes dy fqinjëve kishte ndodhur konflikti për motive të dobëta.“Është bërë identifikimi i shpejtë i autorit të krimit, i cili u gjet në banesë, bashkë me armën. U bë arrestimi në flagrancë i Mystehak Selimajt. Vijojnë hetimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, pohoi Policia e Vlorës në njoftimin paraprak për krimin e radhës për motive pronësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...