Arrestohet sarandioti, në çdo cep të makinës me kanabis

Shares

Një person është arrestuar nga policia, pasi është kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë Eduart Muka, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Seat”, me të cilin ai udhëtonte, policia ka gjetur të fshehur 6 kg e 650 gr, lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

droge-3-933x445

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako, mbështjellë me plastikë dhe natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjithashtu policia bëri edhe bllokimin e automjetit. Mbi Mukën rëndon akuzapër veprën penale “Trafikim narkotikësh”.

droge-2-933x445

  • /DRONI.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
    KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

    loading...
    Loading...