Pas një viti, kryeministri përballë opozitës

Shares

Për herë të parë pasi ishte gjuajtur me vezë, kryeministri Mustafa do të dalë në interpelancë para ligjvënësve kosovarë. Ai është thirrur nga Lëvizja “Vetëvendosje” për të diskutuar rreth kodit telefonik dhe situatës politike në veri. Opozita kësaj here duket se ka shpallur “armëpushim”. Partitë në pushtet, ndërkaq presin debat konstruktiv, por nuk e dinë nëse do t’i mbështesin propozimet e “Vetëvendosjes”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të dalë për herë të parë para deputetëve për të raportuar me kërkesë të opozitës.

Kësaj radhe kreu i ekzekutivit është thirrur në dy interpelanca nga Lëvizja “Vetëvendosje”, për të raportuar rreth marrëveshjes për kodin telefonik dhe gjendjes politike në pjesën Veriore të Kosovës, shkruan sot gazeta“Zëri”.

Por, nuk dihet nëse kësaj radhe kryeministri do të lejohet të raportojë deri në fund për këto dy tema për të cilat ka kërkuar opozita.

Kjo, pasi edhe vitin e kaluar kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, ishte thirrur për të raportuar rreth Marrëveshjes për Asociacionin, por me të nisur fjalimin, Mustafa ishte gjuajtur me vezë, nga ku edhe kishte nisur pastaj gjuajtja e gazit lotsjellës, protestat e kundërshtimet e ashpra kundër kësaj Marrëveshjeje…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...