Policia e Korçës në bashkëpunim me atë të Pogradecit kanë vënë në pranga tre persona pasi u kapën duke shkëmbyer një sasi prej 14 kilogram drogë në fshatin Hudënisht të Pogradecit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbimi” u arrestuan shtetasit Arben Pilinçi, kryeplak ish-kryeplak i fshatit Podgorie, i cili ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje, Malti Kungulli dhe Arben Alushi. Ndërsa filloi procedimi penal për bashkësorten e Alushit.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si edhe falë një pune të mirëorganizuar shtetasit e mësipërm, u kapën në flagrancë në fshatin Hudënisht-Pogradec, duke transportuar një sasi prej 14 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera rezulton se, sasinë e lëndës së dyshuar narkotike shtetasi Arben Alushi, po e transportonte me automjetin e tij (ku pasagjere ishte bashkëshortja E.A) tip “Volksëagen” nga qyteti i Fierit drejt Korçës, ku në fshatin Hudënisht është bërë dhe shkëmbimi i saj.”
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, e cila ishte vendosur në 5(pesë) kuti me ambalazh kartoni.
– 1 automjet tip “BMW” model X5 me targë AA 447AJ në pronësi të Malti Kungullit.
– 1 automjet tip “Volksëagen Passat” me targë AA 517 IK në pronësi të Arben Alushit.
– 6(gjashtë) aparate celularë.
– Si edhe një sasi kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25 000 lekë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














