28- vjeçari nga Melbourne, Sasho Ristovski, shoqërohej dhe dilte herë pas here me vajzën 16-vjeçare, Maddison Tilyard. Ata kishin rreth tre javë që frekuentoheshin rregullisht deri sa me makinën e saj të dy u përplasën me një pemë. Ngjarja ka ndodhur në 4korrik të vitit 2014 dhe si pasojë vajza ndërroi jetë.
Në momentin që ndodhi ngjarja, Sasho ishte i dehur pasi kishte konsumuar metanfetaminë kur humbi kontrollin e mjetit. Ai tashmë do të dënohet për veprimin e kryer, si pasojë e së cilit i mori jetën të dashurës. Djali është paraqitur në gjykatë i penduar për atë që ndodhi ndërsa kishte vizatuar në formë tatuazhi edhe fytyrën e vajzës. “Doja të kisha një kujtim të përjetshëm në trupin tim. Ishte faji im që një person vdiq. Kështu do ta kujtoj përherë”, – ka thënë Sasho.
Ai ka kërkuar të marrë një dënim më shumë sesa dënimi me burg për atë që ka bërë. “Nuk kam pësuar asnjë dëm fizik pas atij aksidenti. Dua të paguaj duke e parë vetën çdo ditë në pasqyrë”, – ka thënë ai para gjykatësve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












