Dënohet me 2.4 vite burg prokurori Haxhi Giu

Shares

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg prokurorin Haxhi Giu.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi kështu vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që e dënonte me këtë masë dënimi ish-prokurorin nën akuzën e korrupsionit, për shkak se akuzohet se ka marrë një shumë prej 29 mijë eurosh për t’i ndryshuar akuzën penale një shtetasi.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e dënoi Giun me 2 vite e 4 muaj burg më 19 maj të vitit 2016. Prokurori Giu u arrestua nga policia më 2 dhjetor të vitit të shkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...