DEBATI/ Pas PD-së, Rama sulmon e ofendon edhe deputetët Hafizi e Blushi

Shares

Nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Edi Rama sot duke mbrojtur ligjin për importin e mbetjeve në Shqipëri përvec deputetëve të Partisë Demokratike nuk ka nguruar të sulmojë edhe deputetët kritikë të PS, Blushin dhe Hafizin. Si fillim në fjalën e tij, ai ka thumbuar deputetin e PS Ben Blushi që ka dalë kundër këtij ligji.

“Ju nuk keni kapacitet. Ua ka neutralizuar Saliu. U ka thënë çfarë u them është e vërtetë. Siç e ka ky (Noka) që ha bukë me të vërtetat e Saliut. Ju po bëni të njëjtin gabim që e bëni qysh se unë u njoh dhe qysh se Saliu iu la drejtorin e SHQUP për kryetar. Ju ngrini kauza mbi asgjënë, ndërtoni alibi mbi shpifjen. Ju keni bindjen se shqiptarët mund ti bëni për budallenj. Edhe te kjo çështje do të humbni siç humbët në Dibër, siç humbët dhe vazhdoni të humbni po nuk e kuptoni akoma, me kanabisin. Kështu do ta humbni edhe këtë betejë. Faleminderit që më jepni mundësinë për të bërë diçka që mund ta bënim më mirë: që ti informonim të gjithë bashkë…bashkë edhe me disa gjithologë që i kemi edhe ne mes nesh si hudhër të mos na marrin në sy”, ka thënë Rama

Më tej deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se është vështirë të kuptoj njeri kryeministërin. Sipas saj, fjalët e kryeministrit Rama janë shumë kontradiktore me njëra tjetrën.

“Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17% dmth riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?”, tha Hafizi.

Por pas kesaj Rama replikoj fort: “Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur ansjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, që do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...