Pranon aksidentin dhe kërkon falje publike. Mbetet në burg shoferi Arnold Kola

Shares

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arnold Kolën, icili aksidentoi tre policë në Kamëz, ku një prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Kola ka pranuar aksidentin dhe ka kerkuar fajle publike.

Ngjarja ka ndodhur përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e 25 shtatorit.

Furgoni i patrullës së policisë vendore ka qenë duke patrulluar kur është përplasur nga pas nga një fuoristradë tip “Lexus” me targa TR 8788T që po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Viktima është efektivi Ervin Haxhiaj, rreth 42 vjeç ndërsa kanë mbetur të plagosur dy kolegët e tij Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...