Kërcënimi Adriatik Llallës, 2 deputetët e PS kërkojnë seancë dëgjimore në Kuvend

Shares

Pak ditë pas lajmit që doli në media se kryeprokurori Adriatik Llalla ka marrë kërcënime dhe për këtë arsye ka larguar jashtë vendit edhe familjen e tij, kërkohet seancë dëgjimore. Kërkesa është bërë nga deputetët e Partisë Socialiste Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko. Sipas tyre, një seancë dëgjimore me Adriatik Llallën, Haki Çakon dhe Visho Ajazin duhet të bëhet me qëllim informimin e Komisionit të Sigurisë mbi kërcënimet e Llallës.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime, thanë burimet e Top Channel, të cilat theksojnë se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt. Të njëjtat burime thanë gjithashtu se gjendja është e shqetësuar e kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ. Më pas janë shtuar masat e sigurisë qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në tiranë, kryesisht ato të bashkimit europian, një prej të cilave I ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...