Aksidente, drogë, grabitje, vendi vazhdon të jetë në kaos !

Shares

Cdo ditë polica njofton për të arrestuar, te vrarë dhe të plagosur. Nuk ka asnjë përmirësimim të gjendjes dhe kaosit që e karakterizon vendin tonë. Edhe sot policia njofto për aksidente, drogë e grabitje.

Ja te arrestuarit dhe veprat penale te tyre: 

1. Më datë 27.09.2016, u arrestuan shtetasit Miranda Fortuzi, 45 vjeç dhe Hysen Zeneli, 54 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Nenet 143 & 186/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases Miranda Fortuzi dhe Neni 245/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Hysen Zeneli. Këta shtetas më datë 21.09.2016 kanë bërë të mundur fallcifikimin e dokumentave në favor të shtetasit D. L.

2. Më datë 27.09.2016, u arrestua shtetasi Elidon Kice, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, në rrugën “Myslym Shyri”, ka vjedhur celularin tip “Samsung”, në mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetases J. Ll. U sekuesrtua në cilësinë e provës materiale celulari “Samsung”. Ky shtetas rezulton të jetë autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 29.08.2016 dhe 12.09.2016. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 27.09.2016, u arrestua shtetasi Glejdis Xh., 19 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Selim Brahja”, i’u gjet e sekuestrua një dozë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

4. Më datë 27.09.2016, u arrestua shtetasi Albi Gj., 19 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Selim Brahja”, i’u gjet e sekuestrua një dozë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

5. Më datë 27.09.2016, u arrestua shtetasi Xhevair H., 26 vjeç, banues në Kavajë, në Bulevardin “Josif Buda” Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur L. M., 13 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletëdhe ndodhet në QSU nën kujdesin e mjekëve. Parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

6. Më datë 27.09.2016, u arrestua shtetasi Neritan Sinani, 24 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Jonuz Liçi”, në afërsi të liqenit Linzë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, i pa pajisur me leje drejtimi. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...