Pas incidentit të ndodhur para pak kohësh në Prishtinë mes dy reperave Noizy dhe Cozman, emri i Noizyt u lakua sërish në një tjetër konflikt pak ditë më parë në Tiranë.
Saktësisht një mbrëmje në një lokal nate ku këngëtari po performonte dy të rinj janë konfliktuar me armë. Sipas mediave u përfol se arsyeja e këtij konflikti ishte rezervimi i një tavoline në zonën VIP. Pasi gazetat shkruan për ditë me radhë reperi ka reaguar ndaj faktit se media e përmend emrin e tij për të shitur pasi nëse interesohemi për lajmin e dhunës, askujt nuk do i interesonte se kush këndonte në atë club, por se çfarë ka ndodhur.
“Nëse e lexoni këtë titull, duhet të kuptoni se bëhet fjalë për të shit gazetën nga rasti sapondodhur pak ditë më parë. “- shkruan Noizy në Instagram.
Më pas reperi ka vijuar duke u shprehur se mediat po na kujtojnë dita-ditës që duhet ta ndjekim dhunën.
“Domethënë, edhe sikur ne të duam të harrojmë diçka të keqe, kemi gazetarët që na kujtojnë çdo sekondë që duhet ta ndjekim më shumë dhunën. Lexojeni këtë artikull dhe emri im Noizy përmendet që në fillim, ku thuhet në clubin ku këndoi Noizy është qëlluar me armë dhe më pas është historia se çmund të ketë ndodhur. Tani se çfarë i intereson popullit se kush këndoi aty se kuptoj… Mesa duket janë ende të frymëzuar nga fakti që një gazetë në Kosovë ka thyer rekord me lajmin tonë plot rrena që kishin sajuar.”- ka përfunduar reperi.
Kjo nuk është hera e parë që ai u kundërvihet mediave. Pak ditë më parë Noizy është shprehur për Opinion se mediat e kanë shtrembëruar lajmin e plagosjes së tij rreth sherrit të ndodhur dy javë më parë në Prishtinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












