“Jam i ISIS, do ju vras të gjithëve”, 21-vjeçari shqiptar që terrorizoi policinë italiane

Shares

“Jam i ISIS”, do ju vras të gjithëve”, kanë qenë këto deklaratat e një shqiptari 21-vjeçar të arrestuar në Itali pak ditë më parë. Policia e Riminit ka arrestuar 21-vjeçararin shqiptar rezident në këtë provincë, me akuzën e propagandës së ISIS-it e rezistencë ndaj forcave të rendit.

21-vjeçari shqiptar është ndaluar në banesën e një miku të tij, i cili ishte në kushtet e një arresti shtëpiak.

Kërkesës së forcave italiane të rendit për t’i kontrolluar dokumentet, 21-vjeçari shqiptari është përgjigjur duke shtrënguar në duar një medaljon të shkruar në gjuhën arabe e me thirrje që himnizonin propagandën e ISIS, raporton Balkan Web.

Më pas i riu shqiptar duke përdorur një çelës anglez i është kundërvënë policëve italianë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre. 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të qëndrojë në burg, deri në pritje të procesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më datë 28 shtator 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...